Përmbytje në Grand Canyon, një i vdekur dhe 15 të zhdukur

Prishtinë | 31 Gus 2026 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën dhe 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të befasishme që goditën Grand Canyon në Arizona të shtunën.

Sipas Shërbimit të Parqeve Kombëtare të ShBA-së (NPS), përmbytja përfshiu zonën e Bright Angel Canyon dhe Phantom Ranch, duke shkatërruar ura këmbësorësh dhe duke marrë me vete gurë të mëdhenj përgjatë lumit Colorado, shkruan BBC.

Trupi i një 46-vjeçari u gjet të dielën në mbrëmje pranë Crystal Rapids, në lumin Colorado. Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet për gjetjen e 15 personave që ende konsiderohen të zhdukur.

Deri më tani, 62 persona janë evakuuar me helikopter nga pjesa e poshtme e Grand Canyon.

Të ngjashme