Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka thënë se mos të ishte lojë me shtetin marrëveshja VV-LDK për propozimin e Bekim Sejdiut si kandidat për President, seanca e konstituimit të Kuvendit do thirrej menjëherë.
Ramani tha se tash marrëveshjen për ndarjeve e posteve e kanë, duke komentuar marrëveshjen e arritur.
“Pse s’po e thirrin sot seancën e Kuvendit? Mos të ishte lojë me shtetin kjo marrëveshja dypartiake, Kuvendi do të konstituohej menjëherë sot. Tash marrëveshjen për ndarje të posteve e kanë”, ka thënë ai.