PDK i dorëzon sërish kërkesë Avni Deharit për thirrjen e seancës për nesër

Prishtinë | 31 Gus 2026 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka dorëzuar sërish kërkesë kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që të thërrasë seancën e Kuvendit për nesër, më 1 shtator.

Sipas kërkesës së PDK-së, seanca kërkohet të mbahet nesër në ora 11:00.

PDK-ja ka kërkuar nga Dehari që ta procedojë kërkesën dhe të mundësojë mbajtjen e seancës në kohën e propozuar.

Kjo është kërkesa e radhës e PDK-së drejtuar kryesuesit të seancës për thirrjen e deputetëve në seancë.

Të ngjashme