LDK në mbledhje të Grupit Parlamentar, Hamiti: Deputetët s’i nënshtrohen asnjë mandati detyrues

Prishtinë | 01 Sht 2026 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Muhamet Hamiti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë nenin 70 të Kushtetutës së Kosovës, ku thuhet se, ‘’ Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues’’.

“Neni 70 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës [Mandati i Deputetëve]1.Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues”, shkruan Hamiti.

Këtë reagim, Hamiti e ka bërë lidhur me situatën aktuale politike për zgjedhjen e presidentit, ku Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti janë pajtuar për Bekim Sejdiun si kandidat për president, dhe pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së ku është votuar ‘pro’ kësaj kandidature.

Të ngjashme