Policia e Kosovës, ka njoftuar për kontroll që ka kryer në shtëpinë e një personit. M.M 42 vjeçar, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz, 13 fishekë të armës me gaz, 2 fishekë të armës së shkurtër dhe 1 fishek i armës së gjatë.
Siç njofton policia, ky kontroll është kryer pasi është siguruar informacione se një person i dyshuar po posedonte në mënyrë të kundërligjshme një armë zjarri, përcjell Gazeta Express.
Komunikata:
Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
Njësiti i hetimeve i stacionit policor në Ferizaj, gjatë hetimit të një rasti të iniciuar ditë më parë, ka siguruar informacione se një person i dyshuar po posedonte në mënyrë të kundërligjshme një armë zjarri.
Lidhur me rastin, më 02.09. 2026, zyrtarët policorë kanë kontaktuar personin e dyshuar M.M (42 vjeç), i cili ka pranuar se në shtëpinë e tij në fshatin Talinovc i Jerlive posedonte një armë zjarri.
Njësiti i hetimeve, në bashkëpunim me njësitin e forenzikës, ka realizuar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
– Një armë me gaz
– 13 fishekë të armës me gaz
– 2 fishekë të armës së shkurtër
– 1 fishek i armës së gjatë.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit penal “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.