Deputeti i LDK-së publikon pagën që i është deponuar në llogari: Për besë keq

Prishtinë | 03 Sht 2026 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka bërë publike pagën që i është deponuar në llogarinë bankare si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sadiku ka treguar se kjo është paga e katërt që ka marrë nga Kuvendi, ndërsa ka theksuar se nuk ka përfituar nga pagat kalimtare.

“Sa për info: deputetët që jemi betuar në Kuvend i kemi marrë rrogat. Për mua, kjo është rroga e katërt që e marr nga Kuvendi. Rrogat kalimtare nuk i kam marrë”, ka shkruar Sadiku.

Të ngjashme