Hoxha në Dublin takohet me komisioneren e BE-së: Shqipëria e vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit

Prishtinë | 03 Sht 2026 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka takuar Komisioneren Kos në Dublin, ku ka shprehur vendosmërinë e Shqipëris për të ruajtur ritmin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’ Hoxha ka theksuar se mbeten të përqendruar në punën për të ruajtur ritmin e negociatave.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi të takohesha dhe të bisedoja me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, në margjinat e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që zhvillohet gjatë këtyre dy ditëve në Dublin.

Nuk do ta humbasim kurrë mundësinë për të qenë të pranishëm kudo që flitet për zgjerimin për të paraqitur çështjen e Shqipërisë; dhe kudo që zgjerimi është në axhendë,@MartaKosEU është aty për ta çuar përpara procesin.

Shkëmbyem pikëpamje mbi dinamikën aktuale të procesit të pranimit, perspektivat e tij dhe, mbi të gjitha, rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të #negociatave.

Për Shqipërinë , objektivi mbetet i qartë: të ecë përpara me vendosmëri dhe të mbyllë sa më shumë kapituj negociues të jetë e mundur këtë vit, duke vazhduar të përmbushë reformat dhe angazhimet. Ne mbetemi plotësisht të përqendruar në punën përpara dhe të vendosur për të ruajtur ritmin e negociatave.

Të ngjashme