Shpërthim me tritol në Vorë, dëmtohet një banesë

Prishtinë | 04 Sht 2026 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në derën e një banese në Vorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit”, ku lënda plasëse dyshohet se ishte vendosur në derën e banesës së shtetasit shqiptar F. Sh.

Si pasojë e shpërthimit, siç shkruan Euronewsal, janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë dalë shërbimet e Policisë shqiptare dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar.

Të ngjashme