Refuzuan t’i hapnin krahun e lëvizjes njëri-tjetrit, aksidentohen tre automjete në Lushnjë

Prishtinë | 04 Sht 2026 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Lushnjës në Shqipëri.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën drejt stadiumit, pranë bizneseve mbi kanal, ku janë përplasur tre automjete.

Sipas Top Channel, përplasja dyshohet se ka ndodhur gjatë një tentative për parakalim, pasi drejtuesit e automjeteve nuk i kanë hapur krahun njëri-tjetrit,

Dëmet materiale janë të shumta dhe, fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.

Policia shqiptare ka dalë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe për të dokumentuar aksidentin.

Të ngjashme