Kos anulon vizitën në Serbi: Glorifikimi i Mlladiqit i papajtueshëm me vlerat e BE-së

Prishtinë | 04 Sht 2026 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka njoftuar se ka vendosur të mos e realizojë vizitën e planifikuar në Serbi, duke e lidhur vendimin me glorifikimin e kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq pas vdekjes së tij.

Përmes një deklarate në X, Kos tha se kthimi i eshtrave të Mlladiqit në Beograd i kujton Evropës faqet më të errëta të historisë sonë të kohëve të fundit.

“Ratko Mladiq u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Kthimi i eshtrave të tij në Beograd i kujton Evropës faqet më të errëta të historisë sonë të kohëve të fundit”.

Lëvdimi që rrethon vdekjen e tij është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat është ndërtuar rruga drejt BE-së. Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respekt për viktimat e krimeve të luftës.Vlerat që mbështesin të ardhmen tonë të përbashkët nuk janë të negociueshme”, tha ajo, njofton Klankosova.tv.

Në këtë kontekst, Kos bëri të ditur se ka vendosur të mos e realizojë vizitën e saj të planifikuar në Serbi në këtë kohë.

Të ngjashme