Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, përmes përfaqësuesit ligjor të Bashkësisë Islame të Kosovës, i ka kërkuar Prokurorisë Speciale zbardhjen e plotë të dokumentit të pretenduar si “Top Sekret 2”.
Sipas BIK-ut, dokumenti pretendohet se është nxjerrë nga telefoni i të pandehurit Fatmir Sheholli.
Në kërkesën drejtuar kryeprokurorit Blerim Isufaj, BIK-u kërkon sqarimin e origjinës, autenticitetit, mënyrës së sigurimit dhe publikimit të dokumentit.