Prishtina me start kampioni, tri ndeshje, tri fitore

Prishtinë | 04 Sht 2026 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Prishtina e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

“Plisat” në ndeshjen e javës së katërt kanë mposhtur Vushtrrinë me rezultat 1-0, në takimin e zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Albin Krasniqi në minutën e 61-të, shkruan Indeksonline.

Me këtë fitore, Prishtina ka grumbulluar 9 pikë nga tri ndeshje të zhvilluara, me tri fitore dhe gjendet në pozitën e parë në tabelë.

Në anën tjetër, Vushtrria është në vendin e fundit me të gjitha humbje.

Të ngjashme