Veliu “sulmon” Abdixhikun për 6 deputetët: Ata nuk janë problemi

Prishtinë | 04 Sht 2026 | 21:00 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka kritikuar qasjen ndaj 6 deputetëve të Lidhjes, që publikisht deklaruan se nuk kanë votë për kandidaturën presidenciale të Bekim Sejdiut.

Sipas Veliut, rrëfimi i treshës së LDK-së bën të duket sikur konsensusi ka nisur shumë më herët.

“Ai që dikur ishte “i dobishëm” për një palë, sot na paraqitet si “i pranueshëm” për të gjithë. Në politikën tonë kosovare, me sa duket, edhe borxhet politike paguhen me poste shtetërore” ka shkruar Veliu.

Ai rekomandon që, në vend se të fajësohen 6 deputetët e LDK-së, duhet pyetur sëe përse thanë “jo”.

“Në krejt këtë histori interesash të treshes, Abdixhiku duhet t’i ndalë sulmet ndaj gjashtë deputetëve.

Ata nuk janë problemi. Problemi është lidershipi yt që nuk pranon kundërshtim dhe kërkon vetëm bindje” shkroi Veliu.

Të ngjashme