Një person është gjetur i vdekur sonte në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
‘’Sot rreth orës 20:00 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën Agim Ramadani.
Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.
Policia po punon në sqarimin e rrethanave të rastit’’, ka njoftuar Policia.