Moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta.
Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore.
Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometerologjik, do të lëvizin nga 9°C deri në 12°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 29°C deri në 34°C.
Do të fryjë erë kryesisht e dobët, nga drejtime të ndryshueshme, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.