Koordinim tokë-ajër e skenarë emergjencash, KFOR njofton për ushtrimin në kampin “Sparta” në Deçan

Prishtinë | 05 Sht 2026 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

KFOR përmes një njoftimi në faqen zyrtare në ‘facebook’ ka bërë të ditur për një ushtrim të realizuar nga ushtarët bullgarë të cilën janë në kuadër të “Batalionit Kinetik”.

Ky ushtrim është bërë me helikopterë për të rritur gatishmërinë operacionale dhe për të forcuar koordinimin mes ekuipazheve ajrore dhe personalit tokësor.

“Përmes aktiviteteve të përqendruara në transportin e personelit, evakuimin e trupave dhe skenarët e emergjencës, personeli i KFOR-it forcoi gatishmërinë dhe ndërgjegjësimin e tij për situatën, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Të ngjashme