Musliu-Shoshi: Sot në Kosovë po funksionon kushtetuta e Albin Kurtit

Prishtinë | 05 Sht 2026 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar lidhur me zhvillimet institucionale në vend, duke e kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit.

Musliu-Shoshi ka deklaruar se, sipas saj, “Kushtetuta e Albin Kurtit sot po funksionon në shtetin e Kosovës”.

Ajo e ka cilësuar situatën si një “fatkeqësi institucionale”, duke paralajmëruar se opozita do të ndërmarrë veprime për ta kundërshtuar atë.

“Një fatkeqësi institucionale që duhet dhe do ta ndalojmë”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Deklarata e deputetes së PDK-së vjen në kuadër të kritikave të vazhdueshme të opozitës ndaj mënyrës së funksionimit të institucioneve dhe qeverisjes aktuale në Kosovë.

Të ngjashme