Mblidhen Kryesia dhe GP i PDK-së, diskutohet për seancën e 9 shtatorit dhe zhvillimet politike

Prishtinë | 07 Sht 2026 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Grupi Parlamentar dhe Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë nisur një mbledhje të përbashkët, ku në qendër të diskutimit është seanca e caktuar për 9 shtator, si vazhdim i seancës konstituive të Kuvendit,

Nga kjo parti kanë bërë të ditur se gjatë këtij takimi po ashtu do të shqyrtohen zhvillimet e fundit politike në vend dhe do të përcaktohen hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë PDK-ja.

Të ngjashme