OVL-UÇK pret në takim ambasadorin britanik, diskutohet për çështjet e veteranëve

Prishtinë | 07 Sht 2026 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së, gjatë takimit janë diskutuar çështjet dhe shqetësimet kryesore të veteranëve të UÇK-së, si dhe zhvillimet aktuale që lidhen me ta.

“Gjatë takimit u diskutua për çështjet dhe preokupimet kryesore të veteranëve të UÇK-së, si dhe për zhvillimet aktuale që lidhen me ta”, thuhet në njoftim.

OVL-UÇK ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme britanike për Kosovën.

“Në këtë takim theksuam rëndësinë e miqësisë së qëndrueshme dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke vlerësuar lart mbështetjen dhe kontributin e saj të vazhdueshëm për vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Organizata ka vlerësuar se takime të tilla janë të rëndësishme për përcjelljen e drejtpërdrejtë të qëndrimeve dhe kërkesave të veteranëve te partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

“Takime të tilla janë të rëndësishme për të përcjellë drejtpërdrejt zërin e veteranëve tanë te miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

Të ngjashme