Humb jetën në plazhin e Velipojës 68-vjeçari nga Kosova

Prishtinë | 07 Sht 2026 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Një 68-vjeçar nga Kosova është mbytur pasditen e së hënës në plazhin e Velipojës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”.

Siç shkruan Euronewsal, viktima, shtetasi kosovar me inicialet S. B., 68 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det, 

Pavarësisht ndërhyrjes, 68-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme