Futbolli i Superligës luhet edhe gjatë javës, këto janë super ndeshjet që zhvillohen

Prishtinë | 07 Sht 2026 | 18:25 | Nga Ekonomia Online

Superliga e Kosovës vazhdon me javën e pestë edhe gjatë javës.

Ndeshje interesante do të zhvillohen, të martën, të mërkurën dhe të enjtën, shkruan Indeksonline

Drenica e pret Prishtinën në “Bajram Aliu”. Të martën nga ora 16:00.

Poashtu, Vushtrria e rept në “Liman Gegaj” skuadrën e Llapit. Edhe kjo ndeshje zhvillohet nga ora 16:00 (të martën).

Të mërkurën nga ora 16:00, Feronikeli 74 e pret në “Rexhep Rexhepi” skuadrën e Dritës.

Po në të njëjtën ditë, Gjilani luan ndaj Ballkanit në stadiumin me bari sintetik nga ora 19:00.

Kurse të enjtën, Dukagjini e pret Malishevën në stadiumin “18 qershori”. Ky takim nis nga ora 19:00.

Të ngjashme