Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit

Prishtinë | 08 Sht 2026 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Një foshnjë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, mëngjesin e 7 shtatorit.

Sipas Policisë, foshnja është dërguar në spital nga prindërit e saj, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Të ngjashme