Punonjësi i Bashkisë së Tropojës humb jetën pasi bie në kontakt me rrymën

Prishtinë | 08 Sht 2026 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar pasi një shtyllë ndriçimi ka prekur telat e energjisë elektrike gjatë punimeve në rrugën e Dobravës, në afërsi të fshatit Bujan, në Tropojë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës, rreth orës 10:00, teksa katër punonjës të Bashkisë së Tropojës po kryenin punime për shpërndarjen dhe vendosjen e shtyllave të ndriçimit.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë vendosjes së një shtylle në bazament, për shkak të peshës së saj, katër punonjësit që po e mbanin kanë humbur ekuilibrin.

Si pasojë, shtylla ka prekur telat e energjisë elektrike dhe rryma është përcjellë te punonjësit.

Nga incidenti ka humbur jetën 59-vjeçari me inicialet M.S.

Ndërkaq, tre punonjësit e tjerë, A.D., 40 vjeç, I.D., 47 vjeç dhe A.A., 21 vjeç, janë dërguar në Spitalin e Bajram Currit, ku po marrin trajtim mjekësor.

Të ngjashme