Gara ilegale në Prizren, dy shoferë gjobiten me nga 400 euro

Prishtinë | 08 Sht 2026 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka parandaluar një garë ilegale të shpejtësisë në Prizren.

Rasti ka ndodhur më 6 shtator, rreth orës 03:47, në rrugën “Ukshin Hoti”, gjatë patrullimit dhe mbikëqyrjes së trafikut nga Njësitet Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren.

Sipas Policisë, zyrtarët policorë kanë hasur dy automjete duke zhvilluar gara shpejtësie dhe i kanë ndaluar menjëherë.

Ndaj të dy ngasësve janë ndërmarrë masat ligjore për kundërvajtjet e shkaktuara. Secili prej tyre është dënuar me 400 euro gjobë, katër pikë negative dhe 10 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme që mund të rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në komunikacion.

Të ngjashme