Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, ka njoftuar se Izraeli do ta mbyllë konsullatën e Mbretërisë së Bashkuar në Jerusalem.
Vendimi vjen si kundërpërgjigje ndaj masave të ndërmarra nga Britania e Madhe ndaj produkteve dhe aktiviteteve të lidhura me vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas qeverisë britanike, “Konsullata e Përgjithshme Britanike në Jerusalem përfaqëson qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në Jerusalem, Bregun Perëndimor dhe Gaza” dhe punon për “interesat politike, tregtare, të sigurisë dhe ekonomike midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Palestinës”.
Saar e ka akuzuar gjithashtu Britaninë për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Izrael, pasi vendi pritet të mbajë zgjedhjet në fund të tetorit.