Aleanca ka nisur mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku pritet të diskutohet për zhvillimet politike, raporton Ekonomia Online.
Në rend dite janë dy pika: zhvillimet politike në vend dhe aspektet e organizimit e funksionimit të Aleancës.
Mbledhja po zhvillohet në selinë e partisë, ndërsa pas përfundimit të saj është paralajmëruar edhe konferencë për media.
Në konferencë pritet të flasë kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i cili pritet të japë më shumë detaje lidhur me qëndrimet e partisë.
