Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, para vazhdimit të seancës konstituive tha se Kosova nuk ka kohë për të humbur, raporton Ekonomia Online.
“Sot është konstituimi i organeve drejtuese të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kosova s’ka kohë me humbë. Jemi jashtë çdo afati, por ky është hapi që na mundëson rikthimin e kushtetutshmërisë së vendit“, tha Musliu.