Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka kritikuar deklaratat e bëra në emër të popullit serb, duke thënë se një gjë të tillë, sipas tij, mund ta bëjë vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Ekonomia Online.
“Nuk mundet me u thirrë në emër të popullit serb. Në atë deklaratë mundet me u thirrë vetëm Aleksandar Vuçiq dhe normalisht që nuk e pranojmë një deklaratë të tillë pa kërkuar falje”, tha Kërçeli.
Ai është shprehur kritik edhe ndaj kandidaturës së Kujtim Shalës për postin e nënkryetarit të Kuvendit, duke vënë në pikëpyetje mundësinë që deputetët e LVV-së ta mbështesin atë.
“Si me votu Shalën kur ai nuk rrin as të votoj kundër për presidentin Sejdiu. Po kërkon vota nga LVV për t’u bërë nënkryetar, kjo është e pakuptimtë”, deklaroi Kërçeli.
