Behrami: Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale duan që më 16 shtator të mos ketë Kuvend, sot mund t’u bashkohet edhe VV-ja

Prishtinë | 09 Sht 2026 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas vendimit të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, për ta shtyrë seancën ku pritej të bëhej zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit nga partitë e tjera.

Behrami, përmes një statusi, ka shkruar se të interesuar që më 16 shtator të mos ketë Kuvend dhe institucione të Kosovës janë Serbia, Lista Serbe dhe Gjykata Speciale.

“Sot mund t’u bashkëngjitet këtyre edhe Lëvizja Vetëvendosje”, ka shkruar ai.

Reagimi i Behramit vjen pasi, pas zgjedhjes së Haxhiut në krye të Kuvendit, seanca për zgjedhjen e nënkryetarëve që u takojnë partive të tjera është shtyrë.

Ndryshe, Vetëvendosja ka propozuar për nënkryetar kuvendi, Ardian Golën.

Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar Vlora Çitaku.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka propozuar Kujtim Shalën.

Ndërsa deputetët nga komunitetet jo shumicë kanë propozuar Slavko Simiq, dhe, Emilija Rexhepin.

Të ngjashme