Shfaqi probleme shëndetësore, humb jetën një person në QKUK

Prishtinë | 10 Sht 2026 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi paraprakisht kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Rasti është raportuar më 9 shtator rreth orës 23:11, në fshatin Dyz,

Sipas raportimit të Policisë, viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Të ngjashme