Pochettino: Tottenhamit duhet t’i ishte dhënë titulli i Premierligës në vitin 2017

Prishtinë | 10 Sht 2026 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Mauricio Pochettino ka deklaruar se Tottenhamit duhet t’i ishte dhënë titulli i Premier League për sezonin 2016/17, pas shkeljeve financiare të pranuara nga Chelsea.

“Duhet ta kishim fituar një titull, një Premier League. Duhej të na ishte dhënë neve”, tha Pochettino.

Chelsea u gjobit me 10.75 milionë funte për shkelje historike të rregullave, ndërsa në atë sezon e mbylli kampionatin shtatë pikë para Tottenhamit të Pochettinos.

“Chelsea u ndëshkua dhe e pranoi. Atëherë titulli duhet t’i takojë ekipit që ishte i dyti”, shtoi argjentinasi.

Të ngjashme