Gashi thotë se presidenca nuk është shpërblim politik: Duhet kompromis, jo nënshtrim

Prishtinë | 10 Sht 2026 | 21:17 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se presidenca nuk mund të jetë shpërblim politik.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Gashi ka thënë se fituesi i zgjedhjeve e ka përgjegjësinë për të gjetur zgjidhje, jo për ta mbajtur vendin peng.

“Prandaj, Presidenca nuk mund të jetë shpërblim politik, aq më pak për vendime që kanë cenuar këto shtylla të demokracisë.

Fituesi i zgjedhjeve ka përgjegjësinë më të madhe për ta gjetur zgjidhjen, jo për ta mbajtur vendin peng”.

Tutje, ai shtoi se vendit i duhet kompromis shtetëror, e jo nënshtrim politik.

“Të gjitha partitë duhet të ulen dhe të gjejnë një President që i përfaqëson këto vlera dhe qëndron mbi interesat partiake.

Kosovës i duhet kompromis shtetëror, jo nënshtrim politik”, ka shkruar ai

Të ngjashme