Arrestohen tre persona të dyshuar për armëmbajtje, manipulim me prova dhe shit-blerje të substancave narkotike

Prishtinë | 10 Sht 2026 | 21:36 | Nga Ekonomia Online

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, ka realizuar një operacion policor në Prishtinë.

Gjatë operacionit janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale: shit-blerje të paautorizuar të substancave narkotike, mbajtje në pronësi apo posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulim me prova.

Operacioni është realizuar pas një pune hetimore dhe operative, përmes së cilës zyrtarët policorë kanë arritur të identifikojnë dhe zbulojnë personat e dyshuar për kryerjen e këtyre veprave penale.

Pas intervistimit, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, dy nga personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme