Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) se po e bllokon konstituimin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Gashi, para vazhdimit të seancës konstituive, tha se propozimi i nënkryetarëve është e drejtë ekskluzive e partive politike dhe se asnjë parti tjetër nuk ka diskrecion në këtë proces.
“Tashmë po e kupton kush është duke e bllokuar Kuvendin, LVV. Është e drejtë ekskluzive e partive politike me propozu nënkryetarë e Kuvendit, s’ka diskrecion asnjë parti tjetër”, tha ai.