Fjalët përmbyllëse të Mbrojtjes së të akuzuarve në rastin Thaçi 2, do të vazhdojnë sot në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin për tentim pengim të drejtësisë.
Mbrojtja e Thaçit, gjatë ditës së djeshme argumentoi ZPS-ja nuk ka sjellë prova që arsyetojnë dënimin e kërkuar ndaj tij, duke thënë se ai duhet të lirohet nga të gjitha akuzat.
Ndërsa sot, do të paraqiten argumentet përmbyllës të avokatëve të e Bashkim Smakajt.
Mbrojtësi i tij, Jonathan Elystan Rees, para trupit gjykues tha se fjalët e përdorura në bisedat që ka pasur me Thaçin, nuk kanë elemente të veprës penale dhe as nuk përbëjnë cenim të dëshmitarëve e as pengim në drejtësi, ashtu siç po akuzon Prokuroria Speciale.
Ndryshe, Prokurori i specializuar, Joshua Hafetz, dje deklaroi se akuzat që ZPS-ja ka ngritur dhe që ka vërtetuar, sipas tij, janë krime.
“Përpjekja për të ndërhyrë dhe penguar procesin gjyqësor në këtë gjykatë, paraqet kërcënim për adresimin e drejtë të drejtësisë”.