Ismaili e quan politikën e VV-së “mashtruese”: Ne ia votuam kandidatin për hir të konstituimit

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje një parti me politikë mashtruese.

Ai ka thënë se për hir të konstituimit, PDK ua votoi Ardian Golën për nënkryetar, derisa LVV nuk e përkrahu kandidaturën e Vlora Çitakut.

Reagimi i plotë:

 POLITIKË MASHTRUESE!

Për hir të konstituimit të Kuvendit, sot votuam kandidatin e LVV-së, Ardian Gola, për nënkryetar. Por, kur erdhi radha të votohej kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, LVV-ja abstenoi dhe e bllokoi konstituimin e Kuvendit.

Kaq për deklaratat dhe parimet e tyre. Një politikë mashtruese, hipokrite dhe në kundërshtim të plotë me gjithçka që kanë proklamuar deri më sot për konstituimin e Kuvendit.

Prej dy vitesh, Kosova po mbahet në krizë pikërisht nga kjo mënyrë e të bërit politikë e Albin Kurtit: një gjë deklarohet para qytetarëve, ndërsa krejt e kundërta veprohet në Kuvend. Interesi i shtetit sakrifikohet vazhdimisht për llogari të interesave të tij politike.

Të ngjashme