Të dielën, në ora 10:00, vazhdon seanca konstituive

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Është ndërpreë për të dytën herë radhazi vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu tha se seanca do të vazhdojë të dielen në ora 10:00.

Herën e dytë seanca është ndërprerë pasi që LDK-ja e ka lëshuar sallën pasi ka vlerësuar se s’mund të vazhdohet seanca pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së, që është partia e dytë.

Ndërkohë që ndërprerja e parë është bërë pasi që PDK-ja e lëshoi sallën pasi VV-ja nuk ia votoi Vlora Çitakun për nënkryetare, pavarësisht se PDK-ja e votoi Ardian Golën e VV-së.

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza ka thënë se nuk do të marrin pjesë më në punimet e Kuvendit.

Të ngjashme