Chelsea, favorit për ta transferuar Bernal të Barcelonës

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Chelsea po udhëheq Manchester Unitedin në garën për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Marc Bernal.

Sipas “GiveMeSport”, klubi londinez aktualisht shihet si destinacioni më i mundshëm për 19-vjeçarin, në rast se vendos të konkretizojë interesimin e tij.

Manchester United vazhdon ta monitorojë situatën e talentit katalunas, por Chelsea ka avancuar në këtë garë.

Ardhja e Rodrit te Barcelona ka krijuar pikëpyetje për të ardhmen e Bernalit, i cili mund të kërkojë një largim në afatin kalimtar të janarit për të pasur më shumë hapësirë dhe minuta në skuadër.

Barcelona ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, por nëse Bernal bëhet i disponueshëm në janar, Chelsea pritet të jetë një nga klubet kryesore që do të tentojë ta transferojë.

Të ngjashme