Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë në Shqipëri

Prishtinë | 11 Sht 2026 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Klodiana Spahiu ka marrë zyrtarisht detyrën si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri, pas betimit në prani të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Në fjalën e saj të parë si ministre, Spahiu tha se një nga synimet kryesore do të jetë afrimi i institucioneve shëndetësore me qytetarët, raporton A2CNN . .

Ajo njoftoi se do të ketë një zyrë të hapur për qytetarët, ku do të mund të paraqiten problematikat që nuk janë zgjidhur në nivele të tjera.

Spahiu kërkoi gjithashtu më shumë bashkëpunim dhe besim brenda sistemit shëndetësor, duke theksuar se objektivat e ministrisë do të ndahen në afatshkurtra dhe afatmesme.

“Unë kam 13 vite që e zhvilloj me ju betejën e shëndetësisë. Sfida është e shumëfishtë. Sfida e parë është për besimin”, tha Spahiu gjatë prezantimit.

Të ngjashme