4 gola dhe spektakël, Reali rikthehet fuqishëm te fitorja në La Liga

Prishtinë | 13 Sht 2026 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi është rikthyer te fitorja pas humbjes befasuese ndaj Betisit, duke mposhtur Rayo Vallecanon me rezultat 4-1.

“Los Blancos” zhvilluan një paraqitje të mirë, ndërsa Kylian Mbappe zhbllokoi sfidën në minutën e 14-të nga pika e bardhë.

Vetëm tri minuta më vonë, francezi asistoi për Alvaro Carreras, i cili dyfishoi epërsinë e madrilenëve.

Jude Bellingham shënoi për 3-0 në minutën e 35-të, pas asistimit të Vinicius Juniort.

Rayo Vallecano reagoi në pjesën e dytë, duke ngushtuar rezultatin përmes Sergio Camellos në minutën e 51-të.

Megjithatë, Real Madridi nuk lejoi befasi dhe Mbappe vulosi fitoren me golin e tij të dytë në minutën e 90+1, pas asistimit të Arda Guler.

Me këtë fitore, Reali shkon në kuotën e 12 pikëve, aq sa Barcelona, por katalanasit kanë një ndeshje më pak, kurse Rayo Vallecano mbetet me katër pikë.

Të ngjashme