Rusia sulmon Ukrainën me 453 dronë

Prishtinë | 13 Sht 2026 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Rusia ka kryer sulme me më shumë se 450 dronë në të gjithë Ukrainën gjatë natës, sipas Forcave të Armatosura të Ukrainës. Në anën tjetër, Ukraina ka goditur rafineritë e naftës në Tatarstan të Rusisë, sipas autoriteteve ruse.

Forcat ruse kanë lëshuar gjithsej 453 dronë të llojeve të ndryshme në drejtim të Ukrainës, ndërsa 409 prej tyre janë neutralizuar nga forcat ukrainase. Megjithatë, 13 lokacione janë goditur, shkruan Euronews .

Disa sulme në qytetin e Stryit, në rajonin e Lvivit, pranë kufirit me Poloninë, kanë shkaktuar dëme në një ndërtesë banimi shumëkatëshe, në një objekt pranë një shkolle, si dhe në disa ndërtesa afër një stacioni hekurudhor.

Në qytetin e Izjumit, një 26-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një pajisjeje eksplozive, ka bërë të ditur kreu i Administratës Ushtarake të Rajonit të Harkivit, Oleh Syniehub.

Ndërkohë, qyteti i Harkivit dhe 15 vendbanime të rajonit janë përballur me sulme ruse, ku tre persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë një grua 73-vjeçare, sipas Syniehub.

Të ngjashme