Nisi viti i ri shkollor në Shqipëri, Rama uron nxënësit dhe mësuesit

Prishtinë | 14 Sht 2026 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Këtë të hënë ka nisur në të gjithë  Shqipërinë, viti i ri shkollor 2026-2027.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka përcjellë një urim për nxënësit, mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe prindërit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama uroi një vit të mbarë shkollor për të gjithë nxënësit dhe personelin akademik.

“Mirëmëngjes dhe me urimin për një vit të mbarë shkollor nxënësve, mësuesve, drejtuesve të shkollave, e padyshim edhe vetë prindërve që sot nisin fëmijët në shkollë, ju uroj të gjithëve një javë sa më të mirë”, shkroi kryeministri shqiptar.

Të ngjashme