Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se të premtën në Kuvendin e kryeqytetit janë votuar lokacionet për projektet strategjike të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se sipas Masterplanit të aprovuar, 71% e Lojërave Mesdhetare 2030 do të zhvillohen në Prishtinë, prandaj projektet si Fshati Olimpik, Qendra Multisportive, Vertical Gym, Unaza e Qytetit, rrjeti i parkingjeve nëntokësore, Parku Botanik, Gollaku janë pjesë e transformimit të madh të Kryeqytetit që do t’u shërbejë gjeneratave edhe shumë kohë pas përfundimit të Lojërave.
Postimi i plotë:
PRISHTINA I FITOI LOJËRAT MESDHETARE “PRISHTINA 2030”
LOKACIONET U VOTUAN NË ASAMBLENË E KRYEQYTETIT
PRISHTINA ËSHTË GATI! 🇽🇰
HISTORIA PO SHKRUHET!
Të premten në Kuvendin e Kryeqytetit Kryeqyteti Prishtina votoj lokacionet për projektet strategjike të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.
Sipas Masterplanit të aprovuar, 71% e Lojërave Mesdhetare 2030 do të zhvillohen në Prishtinë, prandaj projektet si Fshati Olimpik, Qendra Multisportive, Vertical Gym, Unaza e Qytetit, rrjeti i parkingjeve nëntokësore, Parku Botanik, Gollaku janë pjesë e transformimit të madh të Kryeqytetit që do t’u shërbejë gjeneratave edhe shumë kohë pas përfundimit të Lojërave.
Falënderoj për praninë dhe mbështetjen Patrick Gan, përfaqësues i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, përfaqësuesin e KUSA-s, si dhe secilin asambleist që votoi për këto vendime të rëndësishme.
Tash kemi më pak se katër vjet. Çdo ditë ka rëndësi.
Në 2030 organizojmë Lojërat.
Për dekada pas tyre, Prishtina jeton me atë që ndërtojmë sot.