Në Ferizaj, OVL e UÇK-së ka vendosur një baner të madh në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së, në prag të vendimit që pritet të shpallet më 16 shtator në Hagë.
Përmes një postimi, ish-deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se baneri është “zëri i një qyteti që nuk harron”, duke shprehur mbështetje për liderët e luftës dhe të paqes.
“Ferizaj po pret. Kosova po pret”, ka shkruar Qalaj, teksa ka shtuar se më 16 shtator sytë dhe zemrat e shqiptarëve do të jenë të drejtuara nga Haga, me shpresën për drejtësi për çlirimtarët.