Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar drejtorin ekzekutiv të kompanisë së inteligjencës artificiale Anthropic, Dario Amodei.
Në një postim në Truth Social, Trump tha se administrata e tij ka ndërmarrë masa për të parandaluar kompanitë e AI-së të bëjnë “gjëra të këqija ose potencialisht të këqija”
Kritikat vijnë pas përplasjes ligjore mes Anthropic dhe Departamentit amerikan të Mbrojtjes. Pentagoni e kishte shpallur kompaninë “rrezik për zinxhirin e furnizimit”, pasi Anthropic refuzoi përdorimin e modeleve të saj për qëllime si mbikëqyrja dhe armët autonome.
Anthropic e dërgoi çështjen në gjykatë, duke argumentuar se sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kishte tejkaluar kompetencat e tij.
Në gusht, një gjykatës federal vendosi në favor të Anthropic, duke e cilësuar vendimin e Departamentit të Mbrojtjes si “të paligjshëm dhe të pabazuar”.