Lushtaku: Në rast sulmi, duhet ta mbrojmë Republikën

Prishtinë | 15 Sht 2026 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku është shprehur se Kosova duhet të jetë e gatshme ta mbrojë Republikën dhe atdheun në çdo rrethanë.

“Afrimi i trupave serbe pranë kufirit me Kosovën është shqetësues, veçanërisht në këto ditë vendimtare.

Ajo që kam dashur të them është e qartë: në rast sulmi, ne duhet të jemi të gatshëm ta mbrojmë Republikën dhe atdheun, në çdo rrethanë.

Keqinterpretimet dashakeqe nuk i shërbejnë Kosovës. Deputetët e pushtetit që shpërndajnë lajme të rreme i shërbejnë kësaj agjende.”, ka shkruar Lushtaku.

Të ngjashme