Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku një punëtor ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar gjatë punës në një objekt.
Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lidhur me rastin, i cili po hetohet për veprën penale “Asgjësim, dëmtim, heqje e pajisjeve mbrojtëse apo rrezikim i sigurisë në vendin e punës”, me vendim të prokurorit është arrestuar një person i dyshuar.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.