Një shtetas i huaj është ndaluar në Han të Elezit, pasi dyshohet se kishte kaluar ilegalisht në këmbë kufirin.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së hënë.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe të dhënave të personit, është konstatuar se ndaj tij kishte një ndalesë aktive për hyrje në territorin e Republikës së Kosovës, me kohëzgjatje prej dy vitesh.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka marrë vendim që i dyshuari të dërgohet në qendrën e mbajtjes.