Një person është arrestuar në Skenderaj pasi gjatë verifikimit nga Policia e Kosovës është konstatuar se ndaj tij kishte urdhërarrest aktiv ndërkombëtar.
Sipas Policisë, urdhërarresti ishte lëshuar përmes ILECU-t, me kërkesë të autoriteteve të Gjermanisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë verifikimit ka rezultuar me urdhërarrest aktiv të lëshuar përmes ILECU-t me kërkesë të autoriteteve të shtetit të Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.