Zjarr në një fshat në Gjirokastër, rrezikohen shtëpitë

A general view of a wildfire near Omis, southern Croatia early Friday, Aug. 14, 2026. (AP Photo/Jakov Prkic)
Prishtinë | 15 Sht 2026 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Në hyrje të fshatit Andon Poçi ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha, i cili për shkak të përhapjes dhe afërsisë me zonën e banuar paraqet rrezik për shtëpitë dhe një fabrikë uji që ndodhet pranë vatrës së zjarrit.

Shërbimi zjarrfikës i Drejtorisë MZSH Gjirokastër është angazhuar menjëherë me forcat dhe mjetet në dispozicion për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe objekteve në rrezik.

Situata vijon të jetë në monitorim dhe ndërhyrja po vijon me intensitet.

Të ngjashme